E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

‘El Clasico’ edhe për transferimin e Benjamin Seskos

Sulmuesi i ri i RB Leipzig, Benjamin Sesko, është duke tërhequr interes të madh nga Spanja në prag të afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të gazetës Diario AS, tri klubet më të mëdha të La Ligës, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke e monitoruar me vëmendje sulmuesin slloven.

Real Madridi thuhet se është më i interesuari për 20-vjeçarin, teksa “Los Blancos” po kërkojnë një qendërsulmues klasik për të forcuar repartin ofensivë në sezonet e ardhshme.

Edhe pse te Real Madridi, Kylian Mbappe është sulmuesi kryesor, drejtuesit e klubit po shohin në Seskon një investim afatgjatë me potencial të madh për zhvillim.

Sesko, i cili iu bashkua Leipzigut nga Red Bull Salzburg në vitin 2023, e ka zgjatur kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2029.

Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë e një transferimi, pasi Leipzig është i gatshëm të negociojë, veçanërisht nëse nuk arrin ta sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas të njëjtit burim, çmimi i mundshëm për sulmuesin slloven varion nga 100 milionë euro, por në rrethana të caktuara mund të ulet në 90 apo edhe 80 milionë euro, një shumë që mund ta bëjë atë më të përballueshëm për klubet e mëdha evropiane.

Ndërkohë, Barcelona është gjithashtu në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Robert Lewandowskin, i cili është në vitet e fundit të karrierës.

Sesko shihet si një profil ideal për të zëvendësuar polakun, dhe sipas raportimeve, katalanasit mund të bëjnë një përpjekje serioze për ta sjellë atë në ‘Camp Nou’.

Interesimi i Atletico Madridit është më i rezervuar, por gjithsesi ekziston, pasi trajneri Diego Simeone po kërkon të forcojë ofensivën me alternativa të reja.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm