Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook ai ka ndarë fotografi nga pjesëmarrja e tij, kur mes tjerash shihet se ka pasur një takim të përafërt me bacën Rifat Jashari.
“Njerëzit që falën jetën për Kosovën i dhuruan asaj Krenari të Përjetshme!
Jam i privilegjuar të jem pjesë në Akademinë Përkujtimore për 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së!
Përgjithmonë Lavdi Heronjve tanë!”, shkruan Taravari në Facebook.