E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Erdogan: Jam i dëshpëruar nga Obama dhe SHBA-ja

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e kritikoi SHBA-në për shkak të qasjes së saj ndaj krizës siriane, duke deklaruar se është i “dëshpëruar” nga Uashingtoni.

Ai në intervistë për televizionin Si-Bi-Es theksoi se si rezultat i politikës amerikane në Siri ekziston kanosje sigurie në kufirin jugor të Turqisë dhe rreth tre milionë refugjatëve në vendin e tij.

“Do të jem i sinqertë dhe do ta them të vërtetën se me të vërtetë jam i dëshpëruar”, theksoi Erdogan.

Shefi i shtetit turk shtoi se lidhur me këto çështje ka biseduar edhe me presidentin dhe nënpresidentin e SHBA-së, Barak Obama dhe Xho Bajden.

“Ata nuk iu qasën seriozisht këtyre problemeve. Kjo për ne është shumë shqetësuese”, deklaroi Erdogan.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm