E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Erdogan: Raportet Turqi-Serbi janë në një “epokë të artë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili të premten zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, në një konferencë për media së bashku me homologun e tij nga serbia, Aleksandar Vuçiç, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “në një epokë të artë”

 

Presidenti turk, në konferencë, tha se ai dhe Vuçiç kanë shkëmbyer mendime për çështjet globale, por edhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajon.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Erdogan tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po përmirësohet vazhdimisht.

“Në dy vitet e fundit shkëmbimi ynë tregtar ka arritur në 2 miliardë dollarë. Investimet që kemi në Serbi i kalojnë 400 milionë dollarët dhe punësojmë rreth 96 mijë njerëz”, tha Erdogan.

Erdogan, ndër të tjera, njoftoi se në bisedimet me Vuçiç-in u nënvizua “rëndësia e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan”.

“Ne folëm gjithashtu për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gaza dhe tani në Siri dhe Liban. Në themel të problemit ne shohim pushtimin e Palestinës nga Izraeli. Unë do të inkurajoja vendet e tjera që të njohin shtetin e Palestinës. dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësinë për njohjen e masakrës në Gaza”, shtoi ai

“Gjatë bisedimeve dypalëshe u fokusuam në çështjet politike dhe ekonomike, si dhe në bashkëpunimin ushtarak. Shpresoj që vendimet që morëm të jenë të frytshme”, pohoi ai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm