E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Erdogan uron Trumpin në bisedë telefonike

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thirrur në telefon presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për ta uruar me rastin e fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas informatave të siguruara nga burimet e presidencës, presidenti Erdogan ka uruar Trumpin me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke i uruar më tej suksese në detyrë. Erdogan ka thënë se Turqia dhe SHBA-të janë dy aleatë që kanë themele të respektit të ndërsjellë, interesave dhe vlera të përbashkëta. Më tej, ai ka shprehur besimin se në të ardhmen marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen edhe më tej bashkërisht. Në bisedën telefonike që kaloi në një atmosferë të ngrohtë, krahas zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Erdogan dhe Trump theks të veçantë i kanë dhënë edhe bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm