Berberja më e moshuar në botë është një 108-vjeçare japoneze dhe përkundër moshës ajo s’e ka në mend ta lë punën. Shitsui Hakoishi thotë se njohja nga Libri i Rekordeve Guinness i ka sjellë gëzim. Asaj iu dha një certifikatë të mërkurën. Rekordet Guinness kanë një kategori të ndarë për burrat berberë, por burri që u certifikua më 2018 kur ishte 107 vjeç, Anthony Mancinelli, ka vdekur, duke e lënë Hakoishin në vendin e tij, shkroi AP. Karriera e saj sillet rreth nëntë dekadave.
“Kam ardhur kaq larg vetëm për shkak të klientëve të mi. Jam e mbushur me gëzim”, ka thënë ajo. E lindur më 10 nëntor 1916, Hakoishi vendosi të bëhej berbere kur kishte 14 vjeç dhe shkoi në Tokio. Ajo mori licencën në moshën 20 vjeçe dhe hapi një sallon me bashkëshortin fillimisht e më pas pas vdekjes së të shoqit hapi një tjetër në Nakagawa. Ajo thotë se nuk është gati t’i heqë gërshërët nga duart. “Bëhem 109 vjeçe këtë vit, kështu që do të vazhdoj deri sa të arrij 110”, thotë ajo.