Është duke u shuar zjarri mbi fshatrat Sellcë, Puhçe dhe Dragoevë në malin Serta. Mëngjesin e sotëm nga ajri kanë vepruar edhe dy helikopterë
Kryetari i Komunës së Shtipit Ivan Jordanov për MIA-n deklaroi se prerje rreth maleve janë bërë në afërsi të fshatrave.
“Ishte e vështirë të bëheshin prerje sepse bëhet fjalë për një pjesë të pjerrët të malit. Flakët janë duke u shuar intensivisht nga toka nga zjarrfikësit nga NJTZ-Shtip, Probishtip dhe Koçan, pjesëtarët e armatës dhe policisë, NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe popullata lokale. Ndërmarrjet komunale të Shtipit dhe katër kompani ndërtimore janë përfshirë në shuarjen e zjarrit me makineri”, deklaroi Jordanovi.
Jordanov njoftoi se po monitorohet nga afër situata shkaku i zjarreve në këtë periudhë të ditës me temperatura të larta.