Për Ilire Dautin 61 deputetë votuan mosbesimin e funksionit Kryetare e Komisionit për politikë sociale, por Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh se ajo duhet patjetër të shkarkohet.
“Theksojmë se votimi për interpelancë është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja detyruese juridike për shkarkim dhe nuk ka veprim juridik”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Por me këtë qëndrim nuk pajtohen nga ZNAM.
“Për ne epilogu është shumë i qartë. Kuvendi konstatoi përgjegjësi për zonjën Dauti, ajo pa dyshim nuk e ka respektuar Rregulloren, ndërsa sanksioni për shkeljen e Rregullores është shkarkimi i atij që e ka bërë këtë shkelje. Me miratimin e interpelancës, Ilire Dauti, është shkarkuar dhe ajo më nuk mund ta kryej funksionin e kryetares në trupin e punës në Kuvend”, thonë nga Lëvizja ZNAM.
Shtojnë se opozita duhet të propozojë kandidat të ri për këtë funksion.
Deputeti Jovan Mitrevski nga LSDM thotë se Gashi nuk ka të drejtë – interpelanca patjetër të ketë pasoja juridike, por megjithatë kjo është precedent.
“Në Rregullore ka interpelancë për bartësit e funksioneve publike, ndërsa kryetar i komisionit kuvendor është bartës i funksionit publik. Dauti duhet të largohet nga Komision, por së pari partia parlamentare të propozojë kë e do për kryetar”, shtoi Tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.
Interpelancën për Ilire Dautin në nëntor e parashtroi grupi parlamentar i Levicës për shkak se, siç thanë, me “sjelljen e saj të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe antiligjore” e ka bllokuar Ligjin për branitellat me atë që nuk e ka vendosur në rend të ditës në Komisionin me të cilin kryeson.
Ajo në fjalimin e saj të djeshëm tha se interpelanca është e pabazë, ndërsa ende nuk duhet nëse do të tërhiqet me vetiniciativë pasi u votua mosbesimi i saj. Në një status në Facebook, Dauti shkroi: “me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”(Tv 21)