E premte, 20 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Eurodeputetët bullgarë kërkojnë hetim për raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc

Eurodeputetët bullgarë kërkuan hetim për raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc, duke e akuzuar për njëanshmëri në draft-raportin.

Debati për Raportin u shty për më datë 24 të këtij muaji, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski është i sigurt se teksti i Vajc do të miratohet.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë bullgarë kritikuan edhe komisionaren europiane për zgjerim, Marta Kos.

Kreu i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, e vlerësoi si gënjeshtër tezën e opozitës bullgare se Sofja zyrtare do ta lejojë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së në këmbim të dritës së gjelbër nga Brukseli për pranimin e euros si valutë në Bullgari.

Sipas deklaratës së fundit të ministrit të punëve të jashtme, Timço Mucunski, ende nuk ka përgjigje nga pala bullgare nëse në Samitin e NATO-së në Hagë do të ketë takim mes presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe homologut të saj Rumen Radev. (tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm