Nga muaji dhjetor në llogaritë personale në rrjetin social Facebook nuk do të gjeni më të dhëna si pikëpamjet politike, përkatësinë apo besimin fetar, interesat seksuale, etj. Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm. “Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa fusha të profilit: të interesuarit, pikëpamjet fetare, pikëpamjet politike dhe adresat. Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen”, thuhet në njoftimin e kompanisë. Të dhëna të tilla shiheshin si të vjetruara në Facebook përveç faktit se zbulojnë shumë nga të dhënat personale, gjë që rrjetet e tjera sociale nuk i kanë.
Facebook do të heq disa fusha të të dhënave personale

Përzgjedhja e redaktorit
Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!
Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…
Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)
Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…
40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros
Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…