Ata që përdorin Facebookun janë 12% më pak të rrezikuar nga vdekja, krahas atyre që nuk janë përdorues të tij. Ndikimi negativ i rrjeteve sociale në jetën tonë është përfolur shumë, mirëpo një studim i kryer së fundi sjell dritë mbi ndikimin pozitiv që përdorimi i tyre mund të ketë. Ky studimi është kryer duke u bazuar në mbi 12 milion profile të përdoruesve të rrjeteve sociale. Këtu është thënë se përdorimi i Facebookut është i lidhur me norma më të vogla të vdekshmërisë, raporton New York Times. Kjo sepse njerëzit me jetë aktive sociale kanë jetuar më gjatë sesa ata që kishin jetë me angazhim më të zbehtë në këto rrjete, transmeton gazeta KOHA. Arsyeja prapa kësaj duket të jetë e thjeshtë; njerëzit me më shumë miq jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm. Megjithatë, ky studim i realizuar nga universiteti i Kalifornisë, nuk ka arritur që ti heshtë kritikët e rrjeteve sociale, përkatësisht Facebook-ut. Ata akuzuan se Facebooku ishte i lidhur me këtë studim duke ndikuar kështu në gjetjet e tij. Mirëpo, këto u mohuan nga studiuesit.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër