E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Falsifikuan licencën për gjuhën angleze, kallëzim penal ndaj dy drejtorëve të shkollave fillore

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy drejtorëve të shkollave për shkak dyshimeve për falsifikim të licencës për njohjen e gjuhës angleze.

“Në bazë të dokumenteve të paraqitura, ata janë zgjedhur si drejtorë të shkollave, ndërsa pas kontrolleve plotësuese të Seksionit për krim kompjuterik Shtip u konstatua se certifikatat e tyre për njohjen e gjuhës angleze janë të falsifikuara”, raportoi Policia.

Ata këto certifikata i kishin përdorur më 15 janar të vitit 2024, gjegjësisht më 1 qershor të vitit 2023 gjatë konkursit për drejtor në Kamenicën Maqedonase.

“Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzime penale edhe kundër V.G. (37) dhe 41-vjeçarit D.D.G., të dy nga Makedonska Kamenica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “falsifikimi i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm