E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
-2.2 C
Skopje

Familja e Frosinës kërkon përgjegjësi nga babai i vozitësit dhe gjykatësja

Drejtësi për Frosinën patjetër të ketë dhe rasti i Frosinës nuk duhet të përsëritet, kanë theksuar sot gjatë protestës në Kavadar nga familja e viktimës që u godit për vdekje nga një makinë në Shkup.

“Shoqëria nuk guxon të mbetet peng i njerëzve pa themele morali kurse funksionet në vend nuk guxojnë të jenë strehë për ata që nuk i respektojnë ligjet as në shtëpitë e tyre dhe jashtë shtëpive. Ne për Frosinën kërkojmë drejtësi, jo vetëm nga vrasësi, kërkojmë drejtësi edhe për babain, kërkojmë të burgoset edhe babai Vasil Jovanov dhe gjykatësja Daniela Aleksovska, të cilët nuk dolën publikisht të shprehin ngushëllime për familjen, por me qyqarllëk fshehen dhe fshijnë profile” – tha Rosica Kulakova, motra e viktimës.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm