Shkup, 30 gusht – Fashizëm maqedonas edhe ndaj biznesit që udhëhiqen nga shqiptarët. Faqe dhe profile të shumta që mbështesin politikat nacionaliste të VMRO-së kanë nis të etiketojnë çdo biznes shqiptarë, madje edhe marketet, ndërsa thërrasin për bojkot dhe blerje të mallrave nga maqedonasit etnike.
“Shiptari”, “Pleme”, “Kafshë”… janë etiketimet që këto faqe dhe persona i quajnë shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa kërkohet që marketet dhe kompanitë si “Kiper”, “Dauti Komerc” dhe të tjerët me pronarë dhe kapital shqiptarë, të mos vizitohen dhe të mos bëhet pazare në to. Kjo, sepse siç thuhet në thirrjet e shtuara këto ditë, në to flitet “shiptarski jazik” (gjuhë shqipe) dhe se janë te besimit fetar islam, shkruan gazeta KOHA.
“Thjeshtë bojkoto, mos u fut në Kiper. E sheh emrin ‘Kiper’ dhe mos u fut. Është shumë e thjeshtë. Të mos flasim pastaj që, përveç që flitet shqip, janë edhe muslimanë dhe nuk mbajnë asnjë lloj alkooli apo mish derri”, shkruan një profil me emrin “Samrak” e që mbështet politikat e VMRO-së.
Fyerjet, ofendimet dhe fazhizmi që po rritet çdo ditë e më shumë i ngjan kohës së Gjermanisë naziste, atëherë kur nazistët me fushatë etiketonin dhe i shënon hebrenjtë dhe bizneset e tyre.
“Para një kohë, në marketin ‘Kiper’ në lagjen Gjorçe Petrov’, punonjësja në arkë mi tregonte çmimet në gjuhën shqipe. I kërkova fillimisht të flas maqedonisht, por më tha se gjuhë amë e ka shqipen dhe se marketi është me pronarë shqiptarë. Kështu që dola dhe i lash produktet e zgjedhura. Nuk është e vështirë, bëjeni edhe ju këtë…”, shkruan një tjetër profil që proklamon Maqedoninë njëetnike dhe politikat e VMRO-së.
Por jo vetëm në rrjetet sociale! Fashizmi maqedonas nuk fshihet tashmë edhe nga figurat politike dhe shoqërore në vend.
Është partneri i koalicionit të VMRO-së në Qeverinë e re, Petar Bogoevski nga Lëvizja “Koncepti Maqedonas” që për çdo ditë ofendon dhe fyen shqiptarët. Pothuajse në secilin postim i njëjti përdorë shprehjen fyese “shqiptari”. (koha.mk)