E mërkurë, 15 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

FC Shkupi transferon portierin e Konjaspori

Shkup, 5 janar – FC Shkupi ka gati të realizoj transferimin e dytë në kuadër të merkatos së dimrit, pas atij të Emir Yazici, të cilin skuadra nga Çairi e kishte prezantuar pak para Vitit të Ri. Skuadra ka arritur një marrëveshje me portierin e Konyaspor, Yavuz Aygün, i cili pritet të prezantohet shumë shpejt nga drejtuesit e klubit shkupjan.

Ata janë në përfundim të shlyerjes së borxhit ndaj FIFA-s, që disa ditë më parë kishte paralajmëruar bllokimin e merkatos së klubit.

28-vjeçari Aygün i ishte bashkuar Konyaspor këtë verë, pas një periudhe në Alanyaspor. Ai është një produkt i shkollës së Trabzonspor, me të cilin skuadër kishte debutuar më 19 maj të vitit 2016.

Në moshën 20-vjeçare, Aygün u transferua te Göztepe, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për Yeni Orduspor, Boluspor, Karagümrük dhe Isparta 32 Spor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm