E shtunë, 15 Mars, 2025
16.8 C
Skopje

Fëmija i mesëm, jo vetëm më pak i dashuri në shtëpi, por ka edhe vështirësi të krijojë familjen e tij

Vjen edhe njëherë konfirmimi se fëmija as i madh dhe as i vogël, por i mesëm i shtëpisë, është më pak i dashuri. Koncepti i “sindromës të fëmijës së mesëm” sugjeron që fëmijët e mesëm shpesh ndihen të anashkaluar ose më pak të favorizuar në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj dhe më të vegjël. Ky perceptim buron nga besimi se prindërit mund ta përqendrojnë më shumë vëmendjen tek i parëlinduri dhe më i vogli, duke e lënë fëmijën e mesëm të përpiqet për vëmendje. Hulumtimi mbi këtë temë paraqet gjetje të përziera.

Fëmijët e mesëm kishin më pak gjasa të ktheheshin tek prindërit e tyre në kohë krize, duke dëshmuar një më të dobët lidhje familjare. Për më tepër, një tjetër studim zbuloi se fëmijët e mesëm kanë edhe më pak gjasat të gjejnë dashurinë e vërtetë në jetë, krahasuar me motrat dhe vëllezërit e tyre. Këto studime mbështesin nocionin se fëmijët e mesëm mund të ndihen më pak të vlerësuar brenda strukturës së familjes dhe ndaj e kanë gjithashtu të vështirë të krijojnë një familje.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm