Disa shoqata të grave që funksionojnë në Dibër potencojnë se kanë realizuar shumë projekte për problemin e martesave të hershme. Parandalimi i martesave mes minorenëve, thonë ata, ka të bëj me problemin e karakterit të familjeve por edhe vet personave që martohen në mosha nën 18 vjet
Vjollca SADIKU
Dibër, 13 shkurt – Vazhdon dukuria e martesave në moshë të hershme. Por, edhe pse ka një ulje të numrit të tyre, dukuria në fjalë edhe më tej “jeton”. Është një problem social që në pjesën dërmuese është prezent tek vajzat minorene të cilat martohen kryesisht jashtë kufijve të vendit për mërgimtarë. Edhe pse janë realizuar projekte të shumta si nga institucionet kompetente ashtu edhe nga shoqatat qytetare, martesat minorene nuk ndalen. Të dhënat të Qendrës ndërkomunale për punë Sociale në Dibër, thonë se në krahasim me vite më parë ka ulje të numrit të martesave të këtij karakteri. Drejtori i Qendrës në fjalë Kreshnik Paçuku për gazetën KOHA thotë se dukuria është një problem serioz sociale. “Gjatë vitit që kaloi, respektivisht 2023, ka patur katër kërkesa për martesa mes minorenëve. Bëhet fjalë për vajza të cilat janë martuar nën moshën 18 vjeç. Kjo dukuri është prezente si në qytete ashtu edhe në fshatra. Në krahasim me vitin 2022 kur janë regjistruar 7 kërkesa, vërehet një ulje e numrit të kërkesave”, thotë drejtori Paçuku. Ai potencon se viteve të kaluara numri ka qenë shumë më i madh. Si shembull jep vitin 2021 kur numri i kërkesave për martesa minorene ka qenë 11 kurse viteve para kësaj date ka patur edhe mbi 20 kërkesa.
Duke analizuar këtë problem social i cili më pas shkakton edhe probleme të tjera, mund të thuhet se mërgimtarët tanë të cilët janë të rinj dhe të pa martuar, kanë patur kontaktet me familjen apo vet vajzat të cilat në shumë raste kanë ndodhur nën moshën e paraparë me ligj. Dukuria nga viti në vit si në qytet ashtu edhe në vendbanimet rurale ka pësuar rënie, por për fat të keq vazhdon të jetë prezent, thotë ai. Femrat të cilat hyn në martesa minorene janë të detyruara të ndërpresin shkollimin dhe normalisht shumë herët të hynë në ujërat bashkëshortore.
Disa shoqata të grave që funksionojnë në Dibër potencojnë se kanë realizuar shumë projekte për problemin e martesave të hershme. Parandalimi i martesave mes minorenëve, thonë ata, ka të bëj me problemin e karakterit të familjeve por edhe vet personave që martohen në mosha nën 18 vjet. Projektet që kanë realizuar këta shoqatat tregojnë se sa i takon etnitetit të tyre kanë dominuar në të kaluarën martesa minorene tek etniteti romë, por ka patur edhe martesa minorene edhe tek etnitete të tjera. Duke marrë parasysh këta të dhëna të shoqatave, mund të thuhet se projektet kanë ndikuar pozitivisht por jo në përqindje se sa është menduar më parë. Ulja e numrit të martesave minorene ka shumë të bëjë edhe me efektin e projekteve që janë realizuar edhe nga shoqata në bashkëpunim me institucionet kryesisht ata që merren me probleme sociale.
Poashtu në këtë drejtim vlerësohet se pikërisht martesa minorene shkaktojnë edhe trauma të tjerë që kanë të bëjnë me divorce të hershme të tyre, problemet shëndetësore, mosmarrëveshje me partnerët etj. Sidomos këta probleme shfaqen ekstremisht në momente kur partnerët jetojnë të ndarë, respektivisht kur burrat punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, kurse bashkëshortet e tyre ngelin në shtëpi. (koha.mk)