E enjte, 17 Korrik, 2025
32.8 C
Skopje

Fetai: I treguam ndërkombëtarëve se VLEN nuk i shpërdoron pozitat

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në panelin e organizuar nga VLEN për kremtimin e një vjetorit të qeverisjes së re radhiti të arriturat e VLEN si partnerë të kësaj përbërje qeveritare.

Sipas Fetait bëhet fjalë për një sërë projektesh e punë konkrete që janë bërë për vetëm brenda këtij viti.

“Ne për 365 ditë i bindëm miqtë tanë ndërkombëtarë se kjo gjeneratë e shqiptarëve sot në VLEN nuk e shpërdoron pozitën. Nuk e vjedh rrogën e nëpunësit. Nuk e nënçmon arsimtarin. Nuk e nëpërkëmb bujkun. Nuk ushtron presion mbi gjykatat siç bënin ata para nesh. Nuk ndryshon Kodin penal për të amnistuar korrupsionin politik. Dhe pikërisht për këtë, për herë të parë, partnerët tanë ndërkombëtarë na shohin si partnerë të denjë”, tha ai.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm