Zëvendëskryeministri Arben Fetai në profilin e tij ne Facebook ka dhënë disa sqarime lidhur me votimet e mëhershme të Ligjit të ”Branitellave” të cilat sipas tij kanë ndodhur me aminin e BDI-së. ai përmedni faktin se ishte po Ilire Dauti që në janar të vitit 2024 ka votuar pro ndryshimit të ligjit dhe kjo qasje sipas tij është një hipokrizi. Për Arben Fetain prioritet i deputetëve të Frontit Evropian janë ”llotaria” dhe ”soravia’.
”Ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull flagrant të tradhtisë politike ndaj interesave të popullit shqiptar.
Ligji u amandamentua në vitet 2003, 2004, 2007 dhe 2021. Natyrisht, DUI asnjëherë nuk bëri asgjë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, por vetëm thelloi diskriminimin ndaj tyre duke rritur benefitet për branitellat.
Sa i përket deputetes së DUI-t, Ilire Dauti, e cila sot shitet si patriote dhe luan rolin e viktimës, është e rëndësishme të kujtojmë se e njëjta, bashkë me deputetët e tjerë të DUI-t, votoi në janar të vitit 2024 për të futur këtë ligj në procedurë parlamentare. Hipokrizia e tyre është dëshmi e qartë se interesi shqiptar është gjithnjë i fundit në rendin e tyre të prioriteteve. Prioritet i tyre ishin Llotaria dhe Soravia. Halli i tyre është drejtësia”, ka shkruar Arben Fetai në profilin e tij.