E hënë, 16 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Fetai: Tentuan të sabotojnë VLEN-in për të rikthyer BDI-në, por dështuan

Pas takimit të koalicionit VLEN, Arben Fetai tha se emri VLEN nuk është vetëm emër koalicioni, por një projekt kombëtar dhe provë e gjallë se shqiptarët mund të bashkohen. Fetai tha se është provuar që të kontrabandohet vota e qytetarëve dhe të sabotohet VLEN, por sipas tij, kjo ka dështuar.

“Besojmë që shqiptarët meritojnë më shumë, më shumë drejtësi, më shumë  zhvillim dhe më shumë dinjitet. Emri ynë VLEN, nuk është vetëm emër koalicioni, është projekt kombëtar mbi të gjitha, është provë e  gjallë se shqiptarët mund të bashkohen për të mirën e përbashkët kundër korrupsionit  dhe kundër tradhtisë ndaj interesit kombëtar. VLEN është thirrje, është zëri i shqiptarëve që nuk shiten, nuk blihen dhe nuk përkulen. Ata provuan të kontrabandojnë votën e qytetarit, ata tentuan ta sabotojnë VLEN-in për të rikthyer BDI-në, por ata dështuan”, tha Fetai. (Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm