E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Feyenoord “shokon” Bayernin

Feyenord ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich t me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Holanezët ishin fantastik në pjesën e parë, duke shënuar dy herë ndaj gjermanëve.

Ndeshjen e hapi, Santiago Tomas Gimenez që shënoi në minutën e 21-të për 1-0. Bayern Munich tentoi të barazojë me Leon Goretzka, Kingsley dhe Harry Kane, por pa sukses.

Pa u mbyllur pjesa e parë, sërish në skenë doli Gimenez që nga pika e bardhë shënoi përballë Manuel Neuer për 2-0. Në pjesën e dytë, Bayern Munich shtyu shumë përpara, duke tentuar të hap ndeshjen.

Musiala, Kane dhe Sane kishin raste të mira, por nuk arritën të gjenin cakun. Por shpresat e bavarezëve për një pikë u shuan nga Ayase Ueda që shënoi golin për 3-0 në minutën e 89-të. Feyenoord ka 13 pikë në vendin e 11-të, ndërsa Bayern Munich ka 12 pikë në vendin e 15-të.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm