E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Flet Avni Dehari, kërkoi drejtësi për të birin Astritin (VIDEO)

Një ditë para të merrte vesh lajmin për vdekjen e djalit të tij, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, babai Avni Dehari, kishte kërkuar drejtësi për të burgosurit. Ai kishte marrë pjesë në një aksion të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u mbajt më 4 nëntor para burgut të Prizrenit, ku po mbaheshin aktivisti Astrit Dehari dhe dy aktivistët e tjerë, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti. Babai i Astritit, Avni Dehari kishte thënë se djali i tij padrejtësisht po mbahej në burg dhe shtoi se shumë shpejt aty ku është djali i tij do të gjenden pushtetarët që po e dëmtojnë të ardhmen e këtij vendi përmes padrejtësive të ndryshme. Dehari kishte deklaruar se ky pushtet dhe kjo Qeveri që burgos njerëzit e tij dhe monton procese i ka ditët e numëruara.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm