E diel, 20 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Foto intime të zv.ministres 24-vjeçare (FOTO)

Rrugëtimi i Ukrainës drejt integrimit në BE ka marrë një kthesë të re sot pas publikimit të disa fotove intime të zëvendësministres së Brendshme e ngarkuar për Integrimin në BE. 24-vjeçarja Anastasia Deeva, ka qenë objekt i sulmeve të ashpra prej momentit që ajo ka marrë këtë detyrë për shkak të moshës së saj fare të re, akuza të cilat shefi i saj, i cilësoi si fanatike. Tashmë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka dalë sërish në mbrojtje të 24-vjeçares së martuar pas publikimit të fotove gjysmë të zhveshura në rrjetet sociale.  Avakov ka theksuar se fotot e publikuara janë foto private të 24-vjeçares dhe kjo nuk ka lidhje me aftësitë e saj në punë, ku ka ritheksuar se ajo është tejet e përgatitur pavarësisht moshës. “Në kohën e sovjetikëve, ai pozicion do të mbahej nga përbindëshit e vërtetë, kurse ajo është thjesht një vajzë”, ka deklaruar Avakov. Fotot intime të publikuara së fundmi, 24-vjeçarja i ka realizuar vite më parë kur ndodhej në fakultet.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm