E diel, 20 Prill, 2025
26.8 C
Skopje

Franca goditet nga përmbytjet

Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në pjesë të rajonit malor juglindor të Francës, pas disa ditësh shiu të dendur

 

Megjithatë, nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Bëhet e ditur se stuhia Kirk ka lëshuar reshje të dendura në të gjithë Francën, duke vendosur rekorde të reja dhe duke shkaktuar përmbytje të gjera, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Muajin e kaluar, Evropa Qendrore u godit nga përmbytjet më të këqija në atë zonë në të paktën dy dekada.

Ndërsa vendi po përballet me pasojat, ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla pritet të bëhen edhe më të shpeshta.

Siç raportohet, Autoriteti i motit i Francës Meteo France vendosi gjashtë departamente në jug të qytetit të Lionit në alarm të kuq për përmbytje.

Ndryshe, një nga zonat më të prekura është Givors.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm