Një sasi prej më shumë se dy ton kokainë është sekuestruar nga policia në Francë, ndërsa në pranga u vunë dy persona.
Sipas policisë franceze, droga u gjet në portin e Le Havre dhe vlera e saj llogaritet të kalojë 130 milionë euro.
Vihet re se Parisi, si dhe qeveritë e tjera evropiane, po bëjnë përpjekje për të goditur bandat e trafikut të drogës.
Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian nisi një fushatë, së bashku me Autoritetet Portuale Evropiane, për të luftuar fenomenin e tregtise se drogës në qytetet kryesore – porte.
Kryeministri i ri i Francës, François Bairroux, si dhe ministri i brendshëm Bruno Retaillo, kanë premtuar se do të godasin bandat e drogës dhe krimin në përgjithësi.
“Ne po forcojmë, ditë pas dite, luftën tonë kundër trafikut të drogës, falë punës së shkëlqyer që po bëjnë agjentët tanë”, tha Retaillo në X, duke uruar policinë franceze për operacionin në Le Havre.(panorama)