E diel, 26 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

FSHF rinovon kontratën e trajnerit Alban Bushi

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin e ekipit U-21, Alban Bushi. Alban Bushi do të jetë edhe më tutje trajneri i ekipit kombëtar U-21 të Shqipërisë, pavarësisht mungesës së sukseseve.

Është vet faqja zyrtare e FSHF-së e cila ka njoftuar rinovimin e kontratës me Bushin edhe për një vit e gjysmë, duke tentuar ta plotësojnë një 10-vjeçar së bashku.

“Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026”, thuhet në njoftim.

Tutje, FSHF ka thënë se Bushi dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Sipas FSHF-së, rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm