E enjte, 17 Korrik, 2025
24.8 C
Skopje

Garë e skuadrave londineze për Eberechi Ezen

Arsenali është futur në negociata serioze për të transferuar mesfushorin e Crystal Palace, Eberechi Eze, gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi londinez tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe po zhvillon bisedime si për kushtet personale të lojtarit, ashtu edhe me klubin aktual të tij.

Eze raportohet të jetë i interesuar për këtë transferim dhe është i tërhequr nga projekti që po ndërton Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës.

Përveç Arsenalit, në garë për shërbimet e tij është futur edhe Tottenham Hotspur, që po kërkon të përforcojë repartin ofensivë.

Crystal Palace synon të fitojë rreth 70 milionë euro nga shitja e sulmuesit anësor.

27-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 14 gola dhe 11 asistime në 43 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Forma dhe stabiliteti i Ezes e bëjnë atë një prej objektivave më interesantë të merkatos në Ligën Premier këtë verë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm