E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Gashi e ka uruar Trampin për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

Në urimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, Gashi thekson se ky moment domethënës pasqyron forcën e demokracisë amerikane.

“Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara. Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje.

Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, siç shkroi Gashi në urim, e shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm