E enjte, 23 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Gashi ta tërheqë deklaratën dhe t’i kërkojë falje shqiptarëve

I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë. Kështu shkruan ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili mbrëmë në një intervistë në Alsat-M, tha se gjuha shqipe në Maqedoni nuk është zyrtare, por e ka statusin e “gjuhës së përkthyer”.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.

Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues  të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.

Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve  dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm