Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe.
“Më lejoni të shpreh nderimet e mia të sinqerta për të gjithë mësimdhënësit, të cilët me përkushtim dhe dashuri formësojnë brezat e ardhshëm. Angazhimi juaj fisnik është udhërrëfyes për sukseset tona dhe zhvillimin e shoqërisë. Arsimimi është veprimtari e shenjtë dhe armë e fuqishme për të ndryshuar botën, prandaj mësuesit kanë meritën më të madhe në çdo progres të shoqërisë”, thuhet në urimin e Gashit.
Gashi siguron se Kuvendi i RMV-së gjithmonë do të jetë i angazhuar për të mbështetur mësimdhënësit, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e arsimit.
“Çdo mësim që jepni është një investim për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Prandaj faleminderit dhe urime!”, thuhet në urimin e Gashit.