Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi ka përcjellur sot mesazhe urimi pë të gjithë besimtarët muslimanë për Festën e Kurban Bajramit.
Gashi përmes urimit të tij në facebook shkruan se kjo ditë e shenjtë na bashkon të gjithëve në shoqëri duke përmendur përkujdesejn ndaj familjes, respektin ndaj të moshurve dhe kujdesin për të pambrojturit.
Urimi i plotë i Kryeparlamentarit Gashi
Të nderuar qytetarë të besimit islam,
Festa e Kurban Bajramit, që në esencë e ka sakrificën për vlerat më sublime, na e kujton kështu edhe rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Kjo ditë e shenjtë është një moment reflektimi për vlerat që na bashkojnë si shoqëri: përkujdesjen ndaj familjes, respektin për më të moshuarit, kujdesin për më të pambrojturit dhe forcimin e lidhjeve njerëzore që e mbajnë gjallë shpirtin e njerëzisë dhe shoqërisë sonë.
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, uroj që kjo festë të sjellë paqe në zemrat tuaja, gëzim në familjet tuaja dhe shpresë për përmbushjen e idealeve tuaj më të larta!
Urime Bajramin e Vogël!