E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

Gaza bombardohet tërë ditën, të paktën 50 të vrarë nga sulmet izraelite

Më shumë se 50 persona u vranë sot nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës , në pjesën veriore të enklavës palestineze, njoftuan shërbimet e shpëtimit. Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, MahmQyteti më i madh i enklavës palestineze u bombardua gjatë gjithë ditës.

Objektivat ishin “shkollat, shtëpitë, madje edhe vend grumbullimet e njerëzve”.

Në një nga këto sulme, njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shtëpi në lagjen Sujaiya.

Në një tjetër bombardim, kundër një grupi palestinezësh në rrugën Al Maamal, u vranë shtatë të tjerë. Pesë persona u vranë nga sulmi në një shkollë në lagjen Al Daraj.

“Në spitale nuk ka hapësirë për të trajtuar të plagosurit”, shtoi Basal.

Bombardimet vijnë pasi Hamasi dhe zyrtarët izraelitë thonë se është bërë përparim në bisedimet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen atje pasi grupi islamik palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.oud Basal.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm