E premte, 13 Qershor, 2025
21.8 C
Skopje

Genta Ismajli pëson ndryshim të madh në dukje (FOTO)

Këngëtaret e njohura shqiptare, Fjolla Morina dhe Genta Ismajli, kanë kaluar një ditë së bashku.

Ato shihen në një vend privat duke shijuar pishinën e duke marrë rreze dielli në këto ditë të nxehta.

Ka qenë Fjolla e cila ka ndarë në rrjete sociale një fotografi të artistes nga Gjilani, ku shfaqet me vajzën e saj të vogël.

Ndonëse ka kohë që është zhvendosur jashtë trojeve shqiptare, duket se nuk i harron rrënjët.

E ajo që mori vëmendje të madhe është ndryshimi i madh që ka pësuar në dukje.

Bukuroshja e famshme u shfaq me një ‘look’ të ri, flokë të zeza e me model të shkurtër.

Kjo ka bërë që të komentohet me të madhe në rrjete sociale, meqë të tillë nuk e kemi parë asnjëherë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm