Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se gjatë takimit me ministrat e jashtëm të BE-së ka kërkuar që të reagohet qartë dhe me shpejtësi ndaj Serbisë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Sot është mbajtur takimi i dytë ministror mes ministrave të jashtëm të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u bëra thirrje kolegëve të mi të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit të agresionit të Serbisë më 24 shtator në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i radhës. Na duhet që BE-ja të rimendojë dhe rivlerësojë politikat e saja të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.