E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Gjendet drogë gjatë bastisje në rrethinën e Tetovës, arrestohet një 19 vjeçar

Nëpunës policorë nga SPB Tetovë dhe nga Njësia Policore Kamenjanë dje në orën 7:15 kanë privuar nga nga liria М.А.(19) nga fshati Pirok.

Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Pirok, të kryer me urdhër gjyqësor, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

“Ai ishte ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informoi sot MPB-ja.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm