E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Kavadar

Një 24-vjeçar mbrëmë është gjetur i pajetë në një shtëpi në fshatin Marena të Kavadarit, njoftojnë nga MPB

 

“Në orën 19:05 në Policinë e Kavadarit është raportuar se 24-vjeçari D.N nga fshati Begnishtë është gjetur i pajetë në vaskën e banjës së një shtëpie ku ndodhej në fshatin Marenë. Mjeku nga spitali i Kavadarit ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë dhune”, njofton policia.

Nga MPB shtojnë se në vendin e aksidentit është kryer ekspertizë dhe është njoftuar prokurori publik, i cili ka lëshuar urdhër që trupi i të ndjerit të dërgohet për autopsi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm