Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, të dielën rreth orës 10.30 në rrugën “Jashtvardarit” në Tetovë kanë gjetur një automjet ngarkues “Mercedes sprinter” me targa regjistrimi të Tetovës që më parë kishte qenë e raportuar si e vjedhur, pronë e personit E.M.(32) nga Reçica e Madhe e Tetovës.
Makina dhe produktet që ishin të ngarkuara në të janë marrë nga një i mitur nga Sellarca e Poshtme e Tetovës, i cili dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë rast dhe u kthye tek pronari, kurse personit B.L. (26) nga Tetova, iu kthye një skuter që ishte gjetur gjithashtu në automjetin ngarkues. Janë ndërmarrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.