Ndërsa martesa për disa mund të bëjë kujtimet më të lumtura të jetës, nuk është aq e thjeshtë sa duket. Përveç ndarjes së hapësirës apo mosmarrëveshjeve për faturat, disa të sapomartuar thonë se martesa vjen me më shumë sfida se sa e prisnin. Disa çifte kanë shpërndarë në rrjetet sociale disa prej gjërave që për ta janë më të vështirat për martesën, apo që i ndihmon të forcojnë lidhjet e tyre. Komentet janë në Reddit. “Për mua gjëja më e vështirë ishte të mësohesha me idenë se jo çdo gjë ishte vetëm për mua. Jetoja vetëm që 17 vjeç dhe pata disa prirje narciste”, shkruan një komentues. Një tjetër burrë duke pranuar, shpjegon se bashkëshortes së tij i pëlqen “të lëvizë sendet”. “Kemi pasur biseda të tilla, se “ku është kjo?’. “Nuk e di por mund të të them se ku ishte para 6 vjetësh, para se ta lëvizje ti. Unë asnjëherë nuk kam lëvizur asgjë, kurse ajo është e gatshme të lëvizë dhe furçën e dhëmbëve nga një anë e lavamanit në tjetrën. Megjithatë nuk mërzitem. Çfarë e bën atë të lumtur, më bën dhe mua”. Një tjetër përdorues i Reddit shkruan se sfida e tij më e madhe ishte “të mos tregojë zhgënjimet e jetës tek bashkëshortja”. Sfida të tjera që përmenden nga të martuarit përfshi ‘shtirja si i buzëqeshur”, “kufijtë që vendosën, “thyerja e kufijve” dhe sidomos “paratë” kur vjen puna tek buxheti i familjes.
1 min.lexim
Gjërat më të vështira në martesë
Abonohu
Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.