Reperi i njohur nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të veçantë.
Përmes një postimi në InstaStory, ai zbuloi se është takuar me ambasadorin e njohur William Walker, një figurë historike për Kosovën dhe popullin e saj.
Ky takim ka zgjuar reagime pozitive në rrjetet sociale, duke rikujtuar rolin historik të Walker-it në raportimin e masakrës së Reçakut dhe angazhimin e tij për çështjen e Kosovës.
Gjiko, i cili shpesh ka shprehur krenarinë për rrënjët dhe historinë e vendit të tij, këtë herë ka dëshmuar respektin dhe mirënjohjen për një figurë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.