E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Gjobat, policët e Tetovës mbajnë vendin e parë

Shkup, 16 nëntor – Në dy sezonet e fundit dimërore për mosmbajtje të pajisjeve dimërore policia ka dënuar 813 vozitës, të cilët nuk e kanë pasur pajisjen dimërore në periudhën dimërore. Sipas analizave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i bie që për tetë muaj për çdo ditë mesatarisht të jenë dënuar nga gjashtë deri në shtatë qytetarë. Sa për ilustrim, në Ohër asnjë shofer nuk është dënuar për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme dimërore, ndërsa rekordin për dënime mban Tetova, ku vetëm vitin e kaluar janë gjobitur 290 vozitës. Nga numri i përgjithshëm i gjobave, 600 vozitës nuk i kanë paguar dënimet dhe as nuk kanë marr pikë negative në lejen e vozitjes. Kundër tyre është nisur ose do të iniciohet procedurë për kundërvajtje. Sipas të dhënave të MPB-së, gjoba kanë paguar 143 shoferë, ndërsa vetëm 70 kanë vendosur për masën e shënimit të pikëve negative. Nëse analizohen statistikat për dy sezonet e fundit, mund të arrihet në përfundim se vitin e kaluar shoferët në Maqedoni kanë qenë më pak të disiplinuar se para dy viteve, ose se policia ka kryer më shumë kontrolle nëpër rrugët. Në periudhën prej 15 nëntorit 2015 e deri në 15 mars vitin 2016 gjithsej janë sanksionuar 417 vozitës, prej të cilëve 67 kanë zgjedhur pikë negative, ndërsa 31 kanë paguar gjobën. Ky proporcion është krejt ndryshe me sezonin paraprak… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm