Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe legjenda serbe e tenisit, Novak Gjokoviqit, i cili me anë të një postimi tregoi respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja fer është gjithmonë e mundur! Një bravo e madhe për të dyja ekipeve për sjelljen”, shkruhej në postimin e tenistit.