E diel, 20 Prill, 2025
26.8 C
Skopje

Gjuriç: Perëndimi s’po e ndalon “tërbimin” etno-nacionalist të Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka vlerësuar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në koma, kjo për shkak të disa shteteve perëndimore që po e mbështesin Kosovën. Sipas pretendimeve të Gjuriç, shumë shtete perëndimore s’po e përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar, siç e ka quajtur, ai “tërbimin” etno-nacionalist të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ata s’po e përdorin autoritetin e tyre ose nuk janë të interesuar, dhe në disa raste diçka shumë më keq po ndodh, krijimi i një shoqërie multietnike dhe demokratike në Kosovë po zëvendësohet me disa qëllime të tjera gjeopolitike”, ka pretenduar Gjuriç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Kryediplomati serb, ndër të tjera, ka nënvizuar faktin se për Serbinë “prioritet kyç është mbështetja e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.

“Serbët duhet të jenë të durueshëm, të mençur. Serbia do t’i mbështesë ata me para”, ka shtuar ai.

Duke komentuar zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian, Gjuriç ka paralajmëruar se Serbia do të zhvillojë një fushatë intensive diplomatike në kryeqytetet evropiane për “të tërhequr sa më shumë njerëz në anën e saj, gjërat në Evropë po ndryshojnë ngadalë në kuptimin politik”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm