E martë, 13 Maj, 2025
17.4 C
Skopje

Gjykata Kushtetuese drejt digjitalizimit, ndihmohet nga Agjencia turke për bashkëpunim e koordinim

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zhvilloi një takim pune me Mahmut Çelik, kryetar të Agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në takimin, i cili u organizua me rastin e shkëmbimit të informacioneve në lidhje me fazat e zbatimit të dixhitalizimit të Gjykatës, morën pjesë edhe gjyqtari Fatmir Skender dhe shefi i kabinetit, Ekrem Halimovski, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Bashkëbiseduesit konstatuan se në fazën përfundimtare janë përgatitjet për zbatimin e projektit për avancimin e teknologjive të informatike-komunikuese në Gjykatën Kushtetuese. Përmes dixhitalizimit të Gjykatës, parashikohet përmirësimi i mjeteve të punës së këshilltarëve dhe gjyqtarëve, si dhe i mjeteve për komunikim me opinionin, gjë që pritet të përmirësojë dhe rrisë ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari Kostadinovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar deri më tani nga “TIKA” dhe theksoi se Gjykata është e gatshme të zbatojë dixhitalizimin në periudhën e ardhshme.

Në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese mori një donacion me pajisje teknike, kompjuterë dhe printera për punonjësit e saj. Më parë, “TIKA” mori pjesë në pajisjen e sallës së mbledhjeve dhe konferencave për shtyp në vitin 2020, si dhe siguroi pajisje teknike në vitin 2013.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm