E mërkurë, 19 Mars, 2025
3.8 C
Skopje

Gjykata kushtetuese ka vendosur të vlerësojë Metodologjinë e Regjistrimit të vitit 2021 inicuar nga deputeti Skënder Rexhepi-Zejd

Gjykata Kushtetuese me shumicë të votave ka vendosur të  nisë procedurë për vlerësimin e Metodologjisë së Regjistrimit të vitit 2021. Iniciativa ka qenë e Kryetarit të Lëvizjes Populli, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Skender Rexhepi – Zejdi,

Shumica e gjykatësve dispozitat kontestuese i vënë në dyshim për ligjshmërinë e tyre, dhe nëpërmjet kësaj edhe për kushtetutshmërinë e tyre, sepse në bazë janë paraqitur dyshime se nëse drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka pasur bazë ligjore që t’i miratojë dispozitat kontestuese, gjegjësisht, a i ka tejkaluar autorizimet e tij dhe pa bazë ligjore, në akt nënligjor, ka urdhëruar “materia legis” – material ligjor.
Nëse në fazën e dytë vërtetohet dyshimi, kjo do të thotë edhe cenim i sigurisë juridike si parim fundamental i sundimit të ligjit dhe cenim të ndarjes së pushtetit, sepse është vënë në rolin e ligjvënësit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se deputeti Rexhepi, më 29 tetor 2024 ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Metodologjinë e Regjistrimit dhe ndarjes në rezident dhe jorezident.(Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm