E diel, 20 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Gjykata Speciale i përgjigjet thirrjeve të Grenellit: Jemi të paanshëm e të pavarur

Dhomat e Specializuara për Kosovën, i janë kundërpërgjigjur emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili ditë më parë bëri thirrje për ndërprerjen e fondeve për këtë institucion. Gjykata Speciale në një përgjigje për TV Dukagjinin kanë thënë se janë të përqendruar në përmbushjen e mandatit të tyre, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve.

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.

Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.

Në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm