Princesha e popit Britney Spears është shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, para së gjithash për shkak të skandaleve në të cilat ajo gjendet shpesh
Tashmë këngëtarja pretendon se është grabitur . Britney postoi një video ku tregon kutinë e saj të bizhuterive , e cila ishte bosh.
“Siç mund ta shihni, të gjitha bizhuteritë e mia janë vjedhur,” filloi Britney, pastaj vazhdoi:
“Është e vështirë për mua të blej një të re, sepse kam frikë se çdo gjë do të zhduket. Kështu që unë blej bizhuteri të lira dhe false, por e kam të vështirë sepse disa nga pjesët që u zhdukën janë bërë enkas për mua. “Kryqi që kam mbajtur që kur isha katër vjeç është zhdukur”, tha ajo në video.