E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Grantet për vetëpunësim: 7 mijë euro për persona mbi 29 vjet ndërsa 10 mijë euro për persona më të rinj se 29 vjet

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë për punësim, Selajdin Beluli sot zyrtarisht e publikuan hapjen e konkursit publik për masat 1.1 dhe 1.2 nga Plani operativ për punësim për vitin 2025, të cilat kanë për qëllim mbështetjen për vetëpunësim të personave të papunë të regjistruar në Agjencinë për punësim.

Masa 1.1 u dedikohet personave mbi 29 vjeç dhe siguron mbështetje financiare prej 430.500 denarëve përkatësisht 7.000 euro për themelim të biznesit të ri, ndërsa Masa 1.2 u referohet të rinjve deri 29 vjeç, të cilët kanë mundësi të marrin mbështetje deri 615.000 denarë apo 10.000 euro për themelim të biznesit të vet.

Të dy masat prëfshijnë edhe trajnim për sipërmarrësi, përgatitje të planit biznesor, si dhe mentorim gjashtëmujor për grupet targetore, përfshirë edhe personat me pengesa, pjesëtarët e komunitetit rom dhe gratë nga mjediset rurale.

“Ky plan mbështetet nga një buxhet rekord prej 40 milionë euro, që është 7.5 milionë euro më shumë se një vit më parë, dhe përbën investimin më ambicioz të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe zhvillimit social-ekonomik”, theksoi ministri në konferencën prë shtyp në Qeveri.

Sipas Belulit, qëllimi i masave është mbështetja e sipërmarrësisë.

“Thirrjet publike që hapen sot synojnë të mbështesin vetëpunësimin, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të hapur biznese të reja, për të ndërtuar diçka të tyren dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt fuqizimit të tyre ekonomik. Fokusi ynë janë të rinjtë që kërkojnë një shans për të ndërtuar të ardhmen e tyre, familjet që synojnë stabilitet ekonomik, ndërmarrësit e rinj që kanë ide por mungesë mbështetjeje, si dhe personat e papunë dhe përfituesit e ndihmës sociale, të cilët kanë nevojë për një mundësi reale për t’u përfshirë në tregun e punës”, theksoi drejtori dhe u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten në konkurs.

Të gjitha 30 qendrat e Agjencisë, shtoi, janë të gatshme për pranim të aplikacioneve.

“Sipas vlerësimit tonë, interesi i të papunësuarve është i lartë dhe deri në orën 10:30 janë parashtruar pothuajse mbi 200 aplikime”, informormoi drejtori.

Paraprakisht, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi përkjujtoi se me Planin operativ për vitin 2025 drejtpërdrejtë mbi 16.000 qytetarë do të përfshihen drejtpërdrejt. Ky plan mbështetet nga një buxhet rekord prej 40 milionë euro, që është 7.5 milionë euro më shumë se një vit më parë, dhe përbën investimin më ambicioz të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe zhvillimit social-ekonomik.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm