Në kuadër të aktiviteteve të sotme në Konferencën Globale për Ngritjen e Kapaciteteve Kibernetike, e cila u mbajt në Akra të Ganës, zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska, mori pjesë në një panel diskutimi kushtuar planifikimit dhe vlerësimit në ndërtimin e kapaciteteve kibernetike, organizuar nga Qendra për Global Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike, brenda në Universitetin e Oksfordit.
Duke prezantuar Konceptin Nacional për Transformim Digjital, Grkovska theksoi se qëllimi i tij është transformimi i Maqedonisë së Veriut në një shoqëri të avancuar teknologjikisht dhe gjithëpërfshirëse. Në përgatitjen dhe zbatimin e politikave që rrjedhin nga koncepti, planifikimi i bazuar në evidencë, por edhe matja e efikasitetit dhe progresit, është kyç.
“Siguria kibernetike është themeli mbi të cilin ne ndërtojmë besimin në sistemet tona digjitale dhe mbrojmë mirëqenien e qytetarëve tanë, si dhe privatësinë e tyre. “Siguria kibernetike është rojtari i heshtur i sistemeve tona, i të dhënave dhe i privatësisë sonë”, theksoi Grkovska dhe shtoi se sigurinë kibernetike duhet ta shohim si investim, jo si shpenzim.
Si përfundim i këtij paneli, zëvendëskryeministrja Grkovska theksoi se është e rëndësishme të komunikohet mirë ngritja e kapaciteteve kibernetike në një shoqëri dhe të ndërtohet një narrativë që frymëzon veprimin dhe siguron një peizazh digjital të sigurt dhe elastik për gjeneratat e ardhshme.