E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Gruaja e Trump: Jeta ime ishte në prag të ndryshimit shkatërrues

Pas atentatit ndaj burrit të saj, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar Melania Trump, duke reflektuar se çfarë do të thotë incidenti për të dhe familjen e saj, i bëri thirrje vendit që “ngritën mbi urrejtjen, dhe idetë e thjeshta që ndezin dhunën”.

“Tani po mendoj për ju, bashkëkombësit e mi amerikanë. Ne kemi qenë gjithmonë një bashkim unik. Amerika, struktura e kombit tonë të butë është copëtuar, por guximi dhe sensi ynë i shëndoshë duhet të ngjiten dhe të na bashkojnë si një”, shkroi ajo raporton CNN.

Ajo tutje tha se “Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donald, kuptova se jeta ime dhe jeta e Barron ishin në prag të ndryshimit shkatërrues. Unë u jam mirënjohës agjentëve të guximshëm të Shërbimit Sekret dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim”, shtoi gruaja e ish-presidentit.

Ajo shprehu ngushëllimet për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në të shtënat dhe e quajti sulmuesin “një përbindësh” ndërsa fliste me dashuri për burrin e saj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm