E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Gruevski pret Zaevin, te shqiptarët e qartë

 

Shkup, 4 nëntor – Edhe pse nuk kanë mbetur shumë ditë deri më 11 tetor, kur është afati i fundit ligjor për dorëzimin e listave për deputetë, kombinatorikat për bartësit e listave dhe për pesë e vendet e para ende janë të hapura te VMRO dhe LSDM. Kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski po pret të dielën nëse lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të kandidojë në Njësinë 4, me qëllim që ta sfidojë atë në këtë njësi, transmeton gazeta KOHA. Ndërkaq, nëse Zoran Zaev do të jetë bartës në Njësinë 6, siç u fol më parë, sipas burimeve partiake, Nikolla Gruevski nuk do të lëviz nga Njësia 1. Në kampin politik shqiptar, Njësia 6 pritet të jetë ballafaqim mes liderëve Ali Ahmeti, Menduh Thaçin, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami. Siç mësohet nga burime partiake, partia në pushtet e Nikolla Gruevskit po pret LSDM-në, e cila të dielën ka paralajmëruar publikimin e të gjithë emrave për deputetë, që më pas të vendosë se kush do të jetë bartës liste në njësitë zgjedhore. Tek kampi i majtë, gjithçka pritet të kristalizohet për bartës liste po të dielën, ku me gjasë të gjithë bartësit do të jenë vetëm nga LSDM, e jo nga partnerët më të vogël të koalicionit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm